Ndonëse të thirrur në dorëheqje Albin Kurti dhe vartësit e tij vazhduan ushtrimin e funksionin ekzekutiv duke mbajtur mbledhje qeveritare e duke marrë vendime.
Nga salla e Qeverisë Kurti tha se ajo është në detyrë por sipas tij ushtrimi i funksionit ekzekutiv është i lejueshëm edhe sipas ligjit teksa përmendi shembuj kur qeveritë e kaluara qëndronin në detyrë deri në formimin e qeverisë së re.
“Më shumë se kaq nuk është e mundur të jepet dorëheqje. Më shumë se kaq do të ishte braktisje e institucionit, do të ishte vakum institucional, papërgjegjësi politike dhe rrezik i sigurisë kombëtare. Është kërkesë dhe insistim, për të thënë së buti i pa matur për të lënë shtëpinë pa zot shtëpie. Mbledhja sot dhe ushtrimi i kompetencave të tjera qeveritare janë plotësisht të lejueshme, madje edhe të detyrueshme sipas ligjit. Ne kemi funksione të kufizuara, por assesi nuk mund të ketë ndalim funksioni… Në historikun tonë të formimit të institucioneve, kemi shembuj nga e kaluara kur një qeveri e udhëhequr nga PDK, ndonëse me Kuvend të shpërndarë, një qeveri e udhëhequr nga AAK, ndonëse e dorëhequr, dhe një qeveri e udhëhequr nga LDK, ndonëse e shpallur si e jashtëligjshme kanë qëndruar në detyrë deri në formimin e qeverisë së re. Por një qeveri e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, ndonëse ka përmbushur mandatin e saj të rregullt katërvjeçar, na u dashka të largohet nga zyrat e saj një orë e më parë”, tha Kurti, transmeton Gazeta Papirus.
Por në nenin 26 të Ligjit për Qeverinë thuhet se nëse një anëtar i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit, ai duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të ekzekutivit para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve gjë e cila nuk ndodhi.
Në Institutit Demokratik të Kosovës, thonë se në këtë rast ushtrimi i funksionit ekzekutiv nga Kurti dhe e të tjerëve përbën shkelje të ligjit për Qeverinë.Sipas hulumtuesit Vullnet Bugaqku, letra e djeshme Kurtit nuk është dorëheqje.
“Duke parë letrën e djeshme të dorëzuar në mënyrë të çuditshme në Parlamentin e Kosovës kjo letër nuk është se i ka juridikisht tiparet e një letre të dorëhequr dukej si njëlloj njoftimi që i është drejtuar kryetarit të kuvendit edhe pse në adresë të gabuar sepse s’ka nevojë tek kryetari…ato dorëheqje do të duhej të dorëzoheshin me kohë siç e përcakton Ligji për Qeverinë do të duhej të dorëzoheshin një ditë para certifikimit të rezultateve e jo në ditën e certifikimit të Kuvendit. Ka pasur shkelje të Ligji për qeverinë neni 26 e po ashtu edhe shkelje kushtetuese. Disa prej vendimeve dhe nismave që po ndërmarrën qoftë në emërimeve të anëtarëve të të bordeve bie ndesh rendë me ligjin për qeverinë neni. 31 dhe e shoh të pakuptimtë dhe të paarsyeshme që të njëjtët të thirru në dorëheqje marrin veprime që cenojnë dispozitat për ligjin për qeverinë’, tha Bugaqku për RTV21.
Se Kurti dhe anëtarët e tjerë qeveritarë po shkelin Ligjin për Qeverinë e thotë edhe juristi Hasan Shala i cili vlerëson se nuk ka dorëheqje të Qeverisë.
Sipas atij dokumenti …ajo nuk është dorëheqje duhet një dokument i shkruar dhe i drejtuar institucionit përkatës. Dorëheqjet duhet të jenë individuale . rasti konkret është tipik shkelje e ligjit për Qeverinë. ….”, tha Shala.
Në ditën e djeshme të seancës konstituive Kurti i dërgoi një letër ish-kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca por në dijeni të sekretariatit të Kuvendit, duke i njoftuar për dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit si dhe të kabinetit qeveritar, letër kjo e cila nuk u konsiderua si dorëheqje nga opozita.