Policia e Kosovës ka raportuar se është arrestuar një person në Junik, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në ajër.
Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave janë gjetur dhe sekuestruar 10 gëzhoja të armës së zjarrit.
Në raport thuhet se tek i dyshuari është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në rast.
I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar, kurse rasti vazhdon në procedurë të rregullt.