Tri herë shtrenjtim të rrymës gjatë qeverisë Kurti 2 sikur nuk mjaftuan, e tash po bëhet edhe diskriminim.
Selektimi që rritja e tarifave të energjisë elektrike që hyri në fuqi para 6 dite, të mos vlej për veriun sipas Partisë Demokratike ia vuri kapakun keqmenaxhimit në sektorin energjetik.
Qeveria në detyrë sipas tyre braktisi qytetarin.
Krejt kjo situatë sipas Shalës nuk do të mbetet me kaq, e do kërkohet përgjegjësi.
Këso shqetësimi ka edhe Oda Ekonomike, për të cilët dalja në treg të hapur të energjisë, ua rrezikon ekzistencën.
Deri në një përgatitje të duhur, këta kërkojnë shtyrje të zbatimit.
Çdo kompani me mbi 50 punëtorë e 10 milionë qarkullim, detyrohet të gjeje vetë furnizuesin me rrymë nga 1 qershori.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
https://youtu.be/KiPJirkkXmI