Jufkat, aq të mira dhe të buta, janë një nga traditat më të dashura të kuzhinës shqiptare.
Përbërësit
Udhëzimet
- Hapi i parë është të ngrohni furrën në 180-200 gradë, në varësi të sobës suaj.
- Në një tas të madh hidhni mishin e grirë dhe me lugë druri përpiquni ta ndani në pjesë sa më të vogla.
- Shtoni më pas bukën e thekur të thërrmuar, vezën, hudhrën e grirë, kripë, piper, 2 lugë gjelle me qumësht, qepën dhe punojeni sa të lidhen përbërësit.
- Me një lugë gjelle jepini përzierjes me mish, formën e qofteve të vogla të rrumbullakëta.
- Merrni një tavë dhe vendosini qoftet njëra pas tjetrës me pak largësi mes tyre.
- Futini për t’i pjekur për 15 minuta ose derisa sipërfaqja e tyre të ketë marrë një ngjyrë të artë.
- Pasi të jenë pjekur lërini mënjanë, ndërkohë përgatisni jufkat dhe salcën me qumësht.
- Në një tigan të madh shkrini gjalpin në zjarr mesatar.
- Shtoni miellin dhe hudhrën e grirë dhe kaurdisini për 1-2 minuta.
- Shtoni lëngun e mishit të pulës, salcën e kosit dhe qumështin në tigan dhe përzjejeni derisa salca të trashet.
- Nëse dëshironi mund t’i shtoni edhe djathë të bardhë për një shije më të mirë.
- Sapo të fillojë të mpikset uleni flakën e zjarrit dhe lëreni të ziejë edhe për 2 minuta të tjera.
- Ndërkohë keni vënë në zjarr një tenxhere me ujë për jufkat.
- Kur uji të valojë, hidhni brenda jufkat dhe lërini sa të zbuten, por jo plotësisht.
- Kullojini dhe hidhini në një tave të lyer mirë me vaj ulliri.
- Mbulojini me salcën që përgatitët dhe në fund vendosni edhe qoftet.
- Futini në furrë për 10-15 minuta ose derisa jufkat të kenë thithur lëngun e salcës dhe tava ka marrë një ngjyrë të artë.
- Lëreni të ftohen pak, dhe shërbejini të ngrohta duke i shoqëruar me sallata të freskëta.
- Ju bëftë mirë!