Dimal Basha, deputet i VV-së, ka komentuar konferencën e organizuar nga LDK-ja në lidhje me ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.
Basha ka pasur fjalë të ashpra ndaj LDK-së, parti të cilën e themeloi Rugova në vitin 1989.
Sipas Bashës, LDK-ja nuk ka lidhje me Rugovën.
“Në mungesë të një vizioni të politikës së jashtme, LDK paska organizu konferencë edhe i paskan ftu ambasadorët me ju thënë që ne jemi krejt si Rugova, e me shpresë se ju dhez tek qytetarët. Ani për m’i bind ma shumë, e paskan marrë Edi Ramën!
Ju veç me Rugovën s’keni lidhje, edhe marre i kish ardh me ju pa sa poshtë keni ra!” – ka shkruar Basha, ndër të tjera.