Moderatorja nga Shqipëria, Kiara Tito ka marrë vëmendjen më shumë se kurrë në karrierën e saj. Kjo për shkak pjesëmarrjes së saj në Big Brother Vip Albania, dhe vëmendjes që po i jep banori më i përfolur i momentit Luiz Ejlli, shkruan Insajderi.
Para se të hynte në shtëpi, Kiara njihej edhe për shkak lidhje së saj të dashurisë që kishte me këngëtarin nga Kosova, Butrint Imeri.
Por përveç Butrinitit, Kiara flitet se ka pasur lidhje dashurie edhe me reperin Mozzik.
Ditëve të fundit, Kiara është parë duke veshur një jelek me ngjyrë jeshile, dhe fansat kanë montuar video ku shihet se ky jelek është identik me një që Mozzik kishte pozuar para kamerës. Si rrjedhojë, jeleku dyshohet të jetë dhuratë e Mozzik për moderatoren shqiptare.
Tutje dyshes, Kiara-Mozzik i është publikuar edhe një fotografi e cila tregon qartë se dyshja kanë pasur diçka. Pamjet janë nga Milano i Italisë.