GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Jevtiq: Zgjedhjet në veri të Kosovës janë në kundërshtim me demokracinë

19/04/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Jevtiq: Zgjedhjet në veri të Kosovës janë në kundërshtim me demokracinë
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, ka pretenduar se zgjedhjet në katër komuna në veri të Kosovës “janë në kundërshtim me demokracinë” dhe nuk kontribuojnë në qetësimin e tensioneve dhe ndërtimin e besimit.

“Përkundrazi, tani kemi një përpjekje për një proces zgjedhor në veri të Kosovës pa pjesëmarrjen e serbëve dhe një përpjekje për të sjellë në pushtet ata që përbëjnë dy për qind të popullsisë në zonat ku jeton 98 për qind e popullsisë serbe”, ka thënë Jevtiq për televizionin serbe “TV Përva”.

Ai ka pretenduar se “kjo është pikërisht pasqyrë e asaj që kryeministri i Kosovës Albin Kurti e quan demokraci” dhe “i qëllimit të tij përfundimtar – që të mos ketë serb në këtë zonë”, transmeton Paparaci.

I pyetur nëse pret ndonjë incident apo trazira të dielën gjatë zgjedhjeve, Jevtiq ka thënë se “do të bëjnë gjithçka për të ruajtur paqen dhe të mos reagojnë në asnjë mënyrë ndaj provokimeve të mundshme”.

“Sikur dikush me të vërtetë do të donte të shmang një situatë të tensionuar, do t’i shtynte këto zgjedhje, do të kishte ndërmarrë hapat që do të sigurojë paqe në përputhje me kërkesat e Listës Serbe dhe konkluzionet nga Rashkës, por këtu është shumë e qartë se, mbi të gjitha Albin Kurti nuk dëshiron ta qetësojë situatën”, ka pretenduar Jevtiq.

Zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan janë caktuar për të dielën, më 23 prill.

Serbët nga veriu i Kosovës, të cilët në nëntor u larguan nga institucionet e Kosovës, policia dhe gjyqësori, deklaruan se nuk do të marrin pjesë në këto zgjedhje për shkak se kushtet që ata i vendosën kur u larguan nga institucionet, pra tërheqja e policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës dhe formimi i Asociacionit, nuk u plotësuan.

Tags: Dalibor Jevtiqdemokraciveri të Kosovës
ShareTweetShare
Previous Post

23-vjeçari kosovar dënohet me pesë vjet burg në Zvicër

Next Post

Gati 2000 gjoba trafiku, 74 aksidente e disa arrestime në 24 orët e fundit

Next Post
Gati 2000 gjoba trafiku, 74 aksidente e disa arrestime në 24 orët e fundit

Gati 2000 gjoba trafiku, 74 aksidente e disa arrestime në 24 orët e fundit

Lajmet e fundit

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.