Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mes familjes Ferracaku e Gocaj, ai mbeti i vrarë.
Ishte dita e tij e parë e punës në hotelin e familjes Gocaj, por nata e fundit e jetës së tij.
Mediat në Shqipëri raportojnë se në vendin e ngjarjes hetuesit gjetën 4 armë të përdorura, ndërsa në xhepin e 20-vjeçarit, 30 lekë të vjetra.
Tragjedia nisi për konfliktin për shezlongët.
Një përplasje verbale në orët e paradites për çështjen e zonës ku do të vendoseshin shezlongët, ndërsa në darkë konflikti përfundoi në përdorimin e armëve. Kjo ishte ajo çka ngjau në Velipojë, e ku mbetën të vrarë 4 veta dhe dy u plagosën.