Jessica Simpson ndezi rrjetin të dielën me një postim provokues në Instagram, në mes të divorcit të saj nga Eric Johnson.
Këngëtarja 44-vjeçare publikoi disa fotografi joshëse, ku shfaqej në një shtrat me veshje të hollë dhe të brendshme të dukshme, të ndriçuara nga drita të kuqe.
Në sfond, ajo luante këngën e saj “Sunday Morning” dhe shkroi: “Vëri duart në ijet e mia. Më vendos mjaltin në buzët e mia. Unë do të ngjitem lart dhe do t’ju tregoj botën time”, shkruan DailyMail.
Ky postim vjen pak muaj pasi Simpson njoftoi ndarjen nga bashkëshorti i saj prej 13 vitesh. Reagimet e fansave ishin të përziera: disa e kritikuan për “sjellje të etur” dhe e krahasuan me Britney Spears, ndërsa të tjerë shprehën shqetësim për ndikimin te fëmijët e saj.
Postimi lidhet gjithashtu me projektin e saj të fundit muzikor, një EP i frymëzuar nga përjetimet e saj pas ndarjes.
Në një dokumentar të shkurtë pas publikimit të EP-së, Jessica tha: “Shpërblimi i një zemre të thyer është një baladë. Duhet të ndihesh për t’u shëruar”.
Simpson dhe Johnson kanë tre fëmijë së bashku: Maxwell, 12 vjeç, Ace, 11, dhe Birdie, 6.
Edhe pse ajo nuk ka zbuluar publikisht arsyet e ndarjes, në tekstet e këngës së saj “Leave” aludohet për një tradhti të mundshme nga ana e Eric Johnson.