Kryeministri serb Millosh Vuçeviq ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.
Në një fjalim të jashtëzakonshëm publik në ndërtesën e Qeverisë serbe, pas sulmit të mbrëmshëm ndaj studentëve në Novi Sad, ai deklaroi se kur mori mandatin nga presidentii këtij vendi në fund të prillit të vitit të kaluar, ai “kishte një ndjenjë të fortë krenarie dhe u përpoq të kuptonte përgjegjësinë që bart ky pozicion”.
Ai thotë se ishte i vetëdijshëm se kishte sfida të shumta për Serbinë në rajon dhe situatën gjeopolitike, por ai e shihte qeverinë e tij si një qeveri të vazhdimësisë.
“ Ajo që hodhi hije gjatë vitit të kaluar ishte tragjedia e 1 nëntorit 2024. Humbja e 15 jetëve dhe dy të plagosur. Serbia duket se ka ngecur në atë aksident. “Ne kemi parë abuzim politik të aksidentit”, tha ai, raporton Danas, transmeton Klankosova.tv.
Sipas tij, edhe këtu qeveria ka treguar përgjegjësi, me dy ministra që kanë dhënë dorëheqje.
Ai thotë se qeveria është përpjekur të plotësojë kërkesat e studentëve