Dr.Arben Bislimi ka dhënë dorëheqje nga pozita e u.d. drejtorit të Klinikës së Onkologjisë.
ShSKUK ka konfirmuar dorëheqjen e tij, duke shtuar se Bislimi e ka marrë këtë vendim për shkaqe personale.
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ju konfirmon se për shkaqe personale ka dhënë dorëheqje nga pozita e u.d. drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Dr. Arben Bislimi. Së shpejti pritet të caktohet u.d. drejtori i ri i Klinikës së Onkologjisë”, ka konfirmuar SHSKUK për Express.