Miroslav Lajcak, i dërguar special i Bashkimit Europian, për dialogun Kosovë-Serbi, është deklaruar sërish për situatën në veri të Kosovës, duke thënë se, për këto zhvillime perëndimi është thellësisht i shqetësuar.
Këto komente Lajcak i ka bërë në Twitter, mëngjesin e sotëm, pak orë pas takimi që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Emisari i BE’së por shqetësimit të shprehur, ka përsëritur thirrjen për deeskalim të situatës të menjëhershëm në terren.
Ai ka kërkuar edhe zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrje të Kosovës dhe kthim në Dialog për normalizim.
“I dërguar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe unë u takuam me Kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin parë Besnik Bislimi. Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri dhe bëjmë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në Dialog për normalizim”, ka thënë Lajcak.
Përndryshe, natën e kaluar, Lajcak dhe emisari i SHBA’ve, Escobar, kanë takuar Kurtin me të cilin kanë biseduar pikërisht për situatën në veri.
Pak takimit Escobar është shprehur se, shpreson që ai dhe Lajcak të dëgjohen kërkesat e tyre, dhe se, ai ka theksuar faktin që SHBA’të janë përkrahësit më të mëdhenj të sigurisë, pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
“Shpresoj të dëgjohemi. Jemi në fillim të misionit. Erdha këtu si përkrahës i madh i Kosovës. Duam më të mirën për Kosovën, të arrijë të gjitha aspiratat. Jemi përkrahësit më të mëdhenj të sigurisë suaj, pavarësisë, sovranitetit, e integritetit territorial tuaj. Po kërkoj vetëm të dëgjohemi”, ka thënë ai takimit.