“Jemi të huazuar dhe jo të privatizuar”, “Nuk lejojmë të shitemi tutje”, janë disa nga pankartat që mbajnë në duar Sindikata “Mbrojtja dhe Siguria”, derisa kanë protestuar gjatë së martës për të kërkuar të drejtat e tyre të përcaktuara me ligj, raporton Ekonomia Online.
Ata kanë kanë kërkuar që ta kthejnë kokën nga këta punëtorë dhe të mos diskriminohen, në të kundërtën, ata kanë paralajmëruar grevë që prej 24 marsit.
Kryetari i Shoqatës Sindikale Mbrojtja dhe Siguria, Haki Azemi tha se qëllimi i protestës është që t’i thonë stop manipulimeve dhe diskriminimeve.
“Ndaj këtij shërbimi të sigurimit asnjëherë nuk u ndalen padrejtësitë. Jemi sot këtu me një synim dhe qëllim të vetëm t’i themi stop manipulimeve dhe keqpërdorimit me shërbim të sigurimit të KEK-u. Askush nuk ka të drejtë me na mbajte peng i disa grupeve të interesit brenda KEK-ut dhe kanë kaluar edhe shkallët e KEK-ut. Sepse me punën dhe angazhimin tonë ne e mbrojmë, e sigurojmë përbrenda dhe nga jashtë KEK-u një korporatë që ja ka lakmi çdo shtet tjetër. Çfarë rëndësi ka korporata për Kosovën më së miri u pa në krizën globale energjetike”.
“Me qindra miliona euro nga shteti të paguara për furnizim të rregullt me energji elektrike. ne jemi pjesë e saj, ishim dikur, ne me të drejtë kërkojmë por me të drejtë kërkojmë të jemi prapë, të kthehemi aty ku ishim dikur sepse padrejtësisht na kanë ndarë, tjetërsuar dhe për interesa të grupeve që und di me i thirr kriminale të disa individëve të cilët ishin shumë të ngushtë me qeverisjet e kaluar dhe me anën e tenderëve na kanë tenderuar, na kanë shtiru dhe na kanë rraskapitur dhe në fund na kanë plaçkitur. Na kanë plaçkitur e them me plotë gojën sepse në 2004 kur jemi ndarë, kur padrejtësisht na ka ndarë KEK nga gjiri vet, sot i kemi pagat e njëjta të atij viti”, tha ai.
E në anën tjetër, Kryetari i Sindikatës së KEK-ut, Nexhat Llumnica ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i përgjigjet kërkesave të tyre.
“Ky departament është huazuar në vitin 2004 2 plus 1, mirëpo asnjë e drejtë nuk qenë në atë ligj. Nëse dje ka qenë e padrejtë tenderimi ligji i Kosovës nuk ka ndryshuar prandaj ende kemi te drejtë. Lus Qeverinë, bordin menxhues të realizojë kërkesat tona. Nuk kemi punëtorë vetëm pensioner, kemi edhe të rinj”, thotë ai.