GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

“Jemi kategoria më e shkelur, të barabartë me një rast social”

06/06/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
“Jemi kategoria më e shkelur, të barabartë me një rast social”
Share on FacebookShare on Twitter

Veteranë e UÇK-së nga i gjithë vendi i janë bashkuar protestës së sotme për të kundërshtuar projektligjin për pagën minimale. Ata kanë deklaruar se luftëtarët e Kosovës po krahasohen me një rast social, ani pse falë tyre sot gëzohet liria. Të njëjtit gjatë së hënës kanë thyer rrethojat e kuvendit dhe ka pasur edhe përleshje me forcat e rendit.

Rrahman Ahmeti nga Mitrovica, thotë se nuk do të tërhiqen, derisa ky projektligj të kthehet prapa.

“Jena ardhur për të drejtat tona me ligjin për paga minimale, neve na kanë qit nën rrogë minimale. Tash po duan me rrit pagën minimale dhe me hjek ligjin që mos me pagua neve veteranëve. Çka të bëjmë me 170 euro, unë jam me nëntë anëtarë. Po i shohim shtrenjtimet, me një sëmundje me qenë ato para nuk të dalin… I kemi thy rrethojat dhe kemi hyrë, por tash janë policia i kemi vëllezërit tanë nuk po duamë t’i dëmtojmë”, ka thënë ai.

Protestues ka pasur edhe nga Kaçaniku. Ahmet Vishi, i cili thotë se dikur ishte komandant, thotë se nuk do të tolerojë që lufta të mos trajtohet me dinjitet.

“Sot jetoj dhe punoj me çekiç, personalisht për vete nuk kam nevojë për asnjë cent. Por, vijat e luftës dhe luftën nuk do të tolerojmë askënd që të na i shkel, askënd. Se lufta është forma më e fundit e procesit vendimmarrës të një shteti. Ne nuk jemi të kënaqur aspak me Albin Kurti ka luftuar për shtet e jo për pushtet”, shton ai.

Islam Durmishi nga Skenderaj, thotë se është i gatshëm të dalë edhe në protesta të tjera për të kundërshtuar ndryshime të tilla të ligjit.

“Sot kemi dalë të protestojmë për të drejtat tona, të cilat po na shkelen për ditë. Ky po këqyr me ndryshua ligjin për veteranët e luftës dhe të mos na përfshijë në pagën minimale. Për të cilën kemi sakrifikuar jetën për këtë shtet dhe për këtë vend. Ne jemi për shtetndërtim për ligjvënie, por drejtat tona mos të na shkelin. Sepse jemi kategoria më e vlefshme e vendit…

Ndërkaq, Isuf Paloku nga Ferizaj, thotë se luftëtari po trajtohet si një rast social.

“Ju kemi bashkuar protestës sepse jemi kategoria më e shkelur që jeton në Kosovë. Jemi barabartë me rast social, por realisht jemi luftëtarë, veteran e invalid të luftës. Me qëndrua me social është shumë keq. Me llogarit një rast social barabartë me një luftëtarë”, përfundon ai.

Në mungesë të kuorumit, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur në seancën e sotme të votojë ligjin për pagën minimale. Pro këtij projektligji kanë votuar vetëm 51 deputetë.

Tags: Kuvendi i KosovesUÇKveteranet
ShareTweetShare
Previous Post

Lajm i mrekullueshëm: 20 shtëpi të reja ndërtohen në Vushtrri nga shoqata e Halil Kastratit

Next Post

Salah ‘nuk e bën hesap’ Liverpoolin – luan i lënduar për kombëtaren e Egjiptit

Next Post
Salah ‘nuk e bën hesap’ Liverpoolin – luan i lënduar për kombëtaren e Egjiptit

Salah ‘nuk e bën hesap’ Liverpoolin – luan i lënduar për kombëtaren e Egjiptit

Lajmet e fundit

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

19/05/2025
Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

19/05/2025
PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.