Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo gjatë kësaj jave, vendi ynë do të ndikohet nga masat e thata të ajrit me origjinë nga pjesa veriore e kontinentit. Këto masa të ajrit do të kushtëzojnë mot të ftohët dhe me temperatura tipike dimërore.
Kjo javë arashihet të jetë java më e ftohët deri më tani e kësaj stine.
“Edhe sot pasdite parashihen erëra të fuqishme të cilat do t’i përfshijnë disa rajone, kryesisht veriun, verilindjen dhe perëndimin e vendit, por edhe pjesa qendrore gjithashtu do të përfshihet nga erërat e fuqishme të cilat do të regjistrojnë shpejtësinë mbi 12m/s. Parashihet edhe reshje bore të intensitetit të dobët, të cilat do të vazhdojnë edhe në pjesën e par të ditës së hënë, ku edhe erërat parashihen të dobësohen pasditen e ditës së nesërme”, njofton IHMK.
Gjatë gjithë javës do të ketë ngrica, prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet-2 deri 1 gradë Celsius.