ish Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari me rastin e 23-vjetorit të hapjes së “Radio Kosova e Lirë” dhe “Kosova Press”, ka kujtuar dhe nderuar punën dhe kontributin e këtyre mediumeve në forcimin e ndjenjës kombëtare.
“23 vite nga zëri i Lirisë së Kosovës! Sot, në 23 vjetorin e “Radio Kosova e Lirë” dhe “Kosova Press”, kujtojmë e nderojmë punën shembullore, kontributin e jashtëzakonshëm të kësaj radioje e agjencie në forcimin e ndjenjës kombëtare, mobilizimin e popullit tonë për Liri e Pavarësi”, ka shkruar Jashari në Facebook.
Jashari tha se zëri i lirisë nga Malet e Berishës, ngjalli shpresën e rriti radhët e UÇK-së në luftën tonë çlirimtare.
“Radio “Kosova e Lirë”, nuk është thjesht një medium, ajo mban në vete një pjesë të historisë sonë andaj mbështetja shtetërore ndaj saj duhet të bëhet medoemos, nga restaurimi i vendeve bunker, shtëpive muze ku operuan e deri te përkrahja financiare përmes granteve të ndryshme”, ka shtuar ai.
Sipas Jasharit këto dy mediume mbeten pjesë e çmueshme e historisë së lavdishme të Kosovës që duhet ruajtur e promovuar përherë, brez pas brezi.