GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Jasharaj: S’i jemi nënshtruar okupimit, nuk i nënshtrohemi as Kanunit të Albin Kurtit

14/10/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka reaguar pas deklaratave të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, duke thënë se SBASHK-u nuk është nënshtruar as në vitet e okupimit të Kosovës e nuk do të nënshtrohet as në këto ditë të Kanunit të Albin Kurtit.

Ai ka shkruar se Nagavci po i kërcënon me inspektorë, ndërkohë ia përmendi se ishte vet ajo që ka shkelur Kushtetutën.

Opinioni i plotë i Jasharajt:

Nagavci dhe kanuni i Albin Kurtit

Në të kaluarën e largët shqiptarët vepronin me Kanunin e Lekë Dukagjinit sepse nuk kishte qeveri e ligje të aprovuara nga parlamenti. Në ditët e sotme Kosova përmes votimit në Parlament nëpër vitet e shkuara të lirisë e duke respektuar edhe këshillat e miqve ndërkombëtar krijoi Ligje dhe madje edhe Kushtetutën. Këto tani e sa kohë po shkelen vazhdimisht. Nagavci u pa qartë dhe u vërtetuar se ka shkel Kushtetutën dhe hiç asgjë. Qeveria Kurti e trimëruar nga vota e fituar dhe të pafytyrët e me emra të rrejshëm në face book dhe disa analistë që ju mungon edhe elementarja njerëzore e mbrojnë dhe e trimërojnë Kanunin e Albin Kurtit dhe qeverisë që ai përfaqëson.

Kur ka ligje e shkelen nuk ke si të thuash ndryshe veç se po instalohet Kanuni i Albin Kurtit që hedh poshtë gjithë ligjet e Parlamentit. Zoja Nagavci nuk thotë gjë para opinionit se ka shkel ligjet bashkë me Hekuran Muratin dhe mundohet të ndëshkonte vetëm punëtorët e arsimit për grevën se grevistëve të tjerë ua kishte ndarë pagat. Lufta me SBASHK-un dhe arsimit ka vazhduar e po vazhdon dhe dihet pse për ta zhdukur këtë sindikatë që është e fortë dhe nuk dorëzohet. Zonja Nagavci në vend që të tregojë drejt se Kontrata Kolektive e Arsimit të Kosovës në nenin 43 e në pikën 8 e thotë qartë e orët e humbura në grevë nuk zëvendësohen përveç nëse palët nënshkruese arrijnë marrëveshje të veçantë. Nagavici duke u munduar ta ruaj pozitën e ministres, që mund t’ia marrë shefi nuk lodhet duke shkelur Kushtetutën e Ligjet e as edhe Kontratën Kolektive të Arsimit të Kosovës vetëm e betim të jetë pjesë Kanunit të Albin Kurtit. Tani ajo po kërcënon edhe me deklarimin se “mosmbajtja e orëve qenka vepër penale”. Mjerim ky i Nagavcit.

Zonja Nagavci, unë si njëri nga ata që kishim bërë angazhime sublime ta mbrojmë arsimin shqip nga furtunat e pushuesit dhe ishim po ata që u bëmë pjese grevës së 3 shtatorit të asaj kohe të okupimit, përjetuam pastaj vizita të inspektorëve të policisë serbe e të UDB-së me përndjekje e grushta e shkelma. Me inspektorë po na kërcënon edhe tani ti. SBASHK-u as në ato vite nuk u nënshtrua e as në këto ditë të Kanunit të Albin Kurtit nuk do të nënshtrohet. Mendo kush do të jesh ti nesër e në vitet e lavdishme të betejave për mbrojtjen e arsimit shqip ti nuk ishte askund e as edhe të paftyrët që po më shajnë mua e mësimdhënësit e atyre viteve . Ndalu pak se kolltuku nuk zgjat me vite po jeta zgjat më shumë dhe vështirë të jetosh e turpëruar.

Rrahman Jasharaj

Kryetar i SBASHK-ut

Tags: Albin KurtiQeveriaRrahman JasharajshkollatSindikata
ShareTweetShare
Previous Post

Kush është Sebastien Gricourt, francezi që Rama e quajti “spiun” e Kurtin e kishte vizituar në burg?

Next Post

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Next Post

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Lajmet e fundit

Kjo zonë e Vushtrrisë mbetet pa ujë deri nesër

Kjo zonë e Vushtrrisë mbetet pa ujë deri nesër

18/05/2025
Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për fajde, kanosje dhe posedim të narkotikëve, detaje

Apeli liron nga akuza nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro

18/05/2025
Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”

18/05/2025
Zvicër: Policia, me kufizime trafiku për shkak të vizitës së planifikuar të Vjosa Osmanit

Zvicër: Policia, me kufizime trafiku për shkak të vizitës së planifikuar të Vjosa Osmanit

18/05/2025
Qershitë 9 euro kilogrami, Muharremi ndan një moment interesant në market

Qershitë 9 euro kilogrami, Muharremi ndan një moment interesant në market

18/05/2025
Haradinaj në formë të shkëlqyer fizike, sot e nisi ditën me vrap në Gërmi

Haradinaj në formë të shkëlqyer fizike, sot e nisi ditën me vrap në Gërmi

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Kjo zonë e Vushtrrisë mbetet pa ujë deri nesër

Kjo zonë e Vushtrrisë mbetet pa ujë deri nesër

18/05/2025
Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për fajde, kanosje dhe posedim të narkotikëve, detaje

Apeli liron nga akuza nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro

18/05/2025
Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.