GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Janjiq: Vuçiq mund të betohet se do ta ruajë Kosovën si pjesë të Serbisë por në realitet s’mund ta zbatojë

31/05/2022
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Janjiq: Vuçiq mund të betohet se do ta ruajë Kosovën si pjesë të Serbisë por në realitet s’mund ta zbatojë
Share on FacebookShare on Twitter

Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhëniet Etnike në Beograd, thotë se është krejtësisht e parëndësishme se çfarë do të premtojë Vuçiq me betimin që e dha sot si President.

Vuçiq si rëndom u betua “se të gjitha fuqitë e mia do t’i përkushtoj për ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë së territorit të Republikës së Serbisë, duke përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë integrale të saj” raporton Gazeta Express.

“A mundet presidenti, në realitet, të zbatojë atë që e ka thënë – nuk mundet. E pamë që nuk mundi të organizonte zgjedhjet atje, as referendumin për ndryshimin e Kushtetutës, për të mos thënë që nuk mundi të dërgonte ushtrinë e policinë, as nuk mundi të shkonte vetë atje”, tha Janjiq për Radio Evropa e Lirë.

Presidenti i Serbisë ishte për herë të fundit në Kosovë në shtator të vitit 2018, kur vizitoi Ujmanin (Gazivodën) në veri të Kosovës dhe vendet ku jeton popullata shumicë serbe.

Vizita u miratua nga autoritetet në Kosovë, ashtu siç parashihet me Marrëveshjen e Brukselit.

Sipas një marrëveshjeje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, e cila zbatohet që nga viti 2014, të dyja palët janë zotuar të dërgojnë njoftime dhe të kërkojnë leje për të vizitat e zyrtarëve.

“Gjendja në terren është e tillë që nëse Qeveria e Kosovës nuk e dëshiron këtë, presidenti Vuçiq nuk mund të hyjë atje”, tha për Radion Evropa e Lirë analisti nga Kosova, Agon Maliqi.

Vuçiq kishte planifikuar të vizitonte Kosovën edhe në vitin 2020, por vizita e tij nuk u miratua.

Në një atmosferë tensioni me Prishtinën, ai takohej me përfaqësuesit politikë serbë në Beograd ose udhëtonte në jug të vendit.

Pas aksioneve të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës, të cilat nxitën protesta të serbëve në veri të Kosovës në tetor të vitit 2021, Vuçiq u takua me ta në Rashkë në jug të Serbisë.

Në shtator të po atij viti, ministri i Policisë, Aleksandar Vulin, vizitoi detashmentin e xhandarmërisë në Kralevë (rreth 80 kilometra nga Kosova), për shkak të vendosjes së Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në pikat kufitare me Serbinë dhe masave reciproke për heqjen e targave serbe nga automjetet që hynin në Kosovë.

 

Tags: JanjiqVuciqi
ShareTweetShare
Previous Post

Takimi Kurti-Sullivan, Hovenier reagon ndaj raportimeve: Në atë ndërtesë u takua edhe Thaçi me Bidenin

Next Post

Hulumtimi: A rrezikohen më pak nga vdekja e parakohshme njerëzit që pinë kafe?

Next Post
Hulumtimi: A rrezikohen më pak nga vdekja e parakohshme njerëzit që pinë kafe?

Hulumtimi: A rrezikohen më pak nga vdekja e parakohshme njerëzit që pinë kafe?

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.