Verën e viti 2021 “Mini-Shengeni” u pagëzua “Open Balkan”. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i kanë ftuar edhe vendet tjera në rajonit t’i bashkohen kësaj nisme.
Por ky projekti duket që është ideuar shumë kohë më parë.
E nismëtar i këtij procesi është filantropi amerikan George Soros.
Kështu thotë publicisti nga Serbia, Dushan Janjiq. Ky mendon që Kosova duhet të bëhet pjesë e Open Balkan.
“Projektin e Open Balkan e ka promovuar George Soros, është një ide krejtësisht amerikane. Mund ta shihni edhe nga emri, dhe atë se çfarë përfaqëson Soros, një shoqëri të hapur. Ky projekt është ideuar kohë më parë. Megjithatë mendoi se është një iniciativë e mirë, ka më shumë gjëra pozitive sesa negative. Nuk e kuptoi hezitimin e Kosovës për t’iu bashkuar kësaj nisme, kjo do nënkuptonte që de fakto Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës”, tha Janjiq.
Se Kosova nuk duhet ti refuzoj këto nisma rajonale e thotë edhe analisti politik, Visar Ymeri.
Ai thekson se Qeveria duhet të ketë argumente të forta para se të refuzojë një iniciative të tillë.
Por Serbia po shihet si shteti që do të përfitonte më së shumti nga Open Balkan.
“Synimi primar i Malit të Zi është integrimi për në Bashkimin Evropian, sa më shpejtë që të jetë e mundur. Prandaj pse ne duhet të bëhemi pjesë e kësaj iniciative kur synimi i jonë është të anëtarësohemi në BE. Është mese e qartë që përmes kësaj iniciative Serbia dëshiron të bëhet shteti më dominues në rajon. Këtë e tha edhe vetë ministri i jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov”, tha Zlatko Vujoviq, njohës i integrimeve evropiane.
Nismën rajonale Open Balkan po e përkrahin Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, si dhe i dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Deri më tani, Kosova ka refuzuar të bëhet pjesë e kësaj nisme.