Analisti politik serb, Dushan Janjiq, ka thënë se ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko ia ka lënë në dorë Serbisë ‘pataten e nxehtë’.
Janjiq e vlerësoi kështu pas deklaratës së këtij të fundit se qëndrimi i Beogradit do të jetë i rëndësishëm për Rusinë kur bëhet fjalë për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.
Janjiq thotë se ai mesazh është disi ndryshe nga mesazhet e fundit të ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov dhe presidentit Vladimir Putin para luftës në Ukrainë, kur thanë se do të ndjekin atë që po bën Beogradi, por që kjo nuk ka të bëjë me pozicionin e Kosovës në OKB.
“Ai (Kharchenko) të gjitha përgjegjësinë për vendimet ia transferoi Vuçiqit, qeverisë aktuale, dhe kjo do të thotë se atëherë të gjithë brenda atij koalicioni qeverisës duhet të rishqyrtojnë se cili është interesi rus tani”, tha Janjiq.
Bocan-Kharchenko në intervistën e tij të fundit tha se “statusi përfundimtar i Kosovës do të përcaktohet në kushte të tjera gjeopolitike pas përfundimit të konfliktit me Perëndimin në territorin e Ukrainës” dhe mendon se nuk ka as më të voglën gjasë që Serbia ta pranojë planin franko-gjerman, kështu shkruan “N1”.
Janjiq tha se “Rusia një kohë të gjatë nuk ka folur për Serbinë, veçanërisht jo për çështjen e Kosovës dhe nga mesazhet e Bocan-Harchenko konkludon se rolin e Rusisë ende e sheh shumë të fuqishëm, pothuajse të barabartë me QUINT-in, sikur nuk është në dijeni se ‘më nuk ekziston Grupi Kontaktit për Ballkanin’ dhe se tani ajo punë drejtohet nga të tjerët”.
Tutje, Janjiq thotë se nuk është e vërtetë se Rusia pyetet po aq sa pesëshja e madhe (QUINT), veçanërisht jo në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
“E gjithë historia e opozitës dhe tregimi rus se problemi i Kosovës nuk duhet të zhvendoset nga OKB, nuk qëndron, sepse nuk është zhvendosur nga OKB-ja, por është zhvendosur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, dhe nuk do të vijë kurrë atje, përveç çështjes së anëtarësimit të plotë të Kosovës në OKB”, ka deklaruar Janjiq,
Ai tha se argumentet e ambasadorit rus janë në favor të gjithë atyre në Serbi që mendojnë se plani franko-gjerman duhet të refuzohet.
Janjiq vlerësoi se Rusia kurrë nuk i ka besuar plotësisht Vuçiqit dhe se i ka besuar më shumë Vojisllav Koshtunicës dhe Boris Tadiqit.
Ndërsa, ish-zëvendëskryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Serbisë, Vesna Markoviq, tha se ambasadori rus dërgoi një mesazh të qartë se Rusia do të përdorë çështjet e hapura në Ballkan për të arritur qëllimet e saj, që lidhen me përfundimin e luftës në Ukrainë.
“Kjo është hera e dytë që dëgjojmë nga Rusia zyrtare se zgjidhja e çështjes së Kosovës lidhet me luftën në Ukrainë dhe përfundimin e atij konflikti. Hera e parë ishte kur presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, ishte i ftuar në precedentin e Kosovës”, tha Markoviq.
Sipas saj, tani Bochan-Kharchenko bëri të qartë se cilat janë interesat reale të Rusisë në Ballkan dhe se do të përdorin çështjet e hapura në Ballkan për të arritur qëllimet e tyre në lidhje me përfundimin e luftës në Ukrainë.
Sipas saj, Bocan-Kharchenko ka thënë drejtpërdrejt se çështja e zgjidhjes së statusit të Kosovës do të zgjidhet së bashku me konfliktin ukrainas.
“Edhe pse ky lloj mesazhi i dërguar Serbisë është një risi e plotë, jam e sigurt se i ka sqaruar dyshimet që kemi pasur për interesat e Rusisë në Ballkan”, tha Vesna Markoviq.