Reperi Stresi i ka bërë lëmsh të gjithë teksa postoi një video të një vajze misterioze në Insta Story. Por jo vetëm kaq në postimin e radhës ka sqaruar situatën duke shkruar- “Mos u keqkuptoni e kaluara ka vdekur dhe të kesh sukses, mos kalo në të kaluarën po jeto të tashmen”. Por në shkrimin e tij ra në sy dhe diçka tjetër që dukej si një mesazh për ishin e tij- “Do thoni ju kujtimet mbesin. Hahahahah po mbesin një *** i madh”.
Kjo ka shkatuar reagimin e Keisit, ish partneres së tij e cila nuk është aspak e kënaqur nga kjo lloj vëmendje.
Por Stresi nuk e ka lënë me kaq situatën. Ai gjithashtu ka postuar një video tjetër duke dhënë sqarimin e tij për spekulimet që kanë qarkulluar në lidhje me jetën e tij private. Ai ka thënë se nuk ndodhet për momentin në një lidhje as me vajzën në fjalë që kemi parë në video. Madje ai shton se është i lidhur me shumë femra dhe është koha ti heqim aludimet dhe cdo kush duhet t’a jetojë jetën personale si do vetë.
Stresi nuk është mjaftuar me kaq pasi i është drejtuar me ironi dhe ish-ave duke ju bërë “të fala”.
Nuk është e qartë se kujt po i drejtohet Stesi me këtë video por dimë që na bëri akoma më lëmsh.