Biznesmeni dhe pronari i disa kompanive amerikane, Patrik Birne ka publikuar një dokument prej 151 faqesh në të cilin pretendohet se janë zbuluar detaje të hollësishme të një skeme korruptive nën udhëheqjen e ish-prokurorit të Gjykatës Speciale Xhek Smith kundër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai tani udhëheqë hetimet kundër Donald Trumpit. Jack dërgoi njerëz në Evropën Lindore për t’ua përcjellur mesazhin e mëposhtëm palëve të ndryshme: Ne e dimë se gjatë luftës civile në ish-Jugosllavi ju keni vrarë disa njerëz. Jack do t’ju padisë, por nëse do vendosësh shumën e parave në një valixhe që unë do t’ia dërgojë Smithit, problemet e tua largohen”, ka shkruar ai. Në tekst ndër të tjera thuhet se ish-prokurori, ka kërkuar ryshfet prej 100 milionë dollarësh nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në mënyrë që të lirohet nga akuzat e pretenduara për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, por ish-kreu i shtetit kosovar kishte refuzuar, ndërsa pikërisht për këtë arsye ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë. (Albanianpost.com).