Deputeti i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, mori dy vota në garën për kryetar të Leposaviqit, përkundër faktit se ai kishte njoftuar se është tërhequr nga gara.
Emri i Jabllanoviqit ishte në fletëvotime, pasi u tërhoq pasi ishin shtypur fletëvotimet.
Ndërkohë kandidatja e vetme serbe, Sllaxhana Pantoviq, mori 5 vota në garën për kreun e Zveçanit.
antoviq sot kishte shkuar të votonte me përcjellje policore, ndërsa një patrullë e Policisë së Kosovës është vendosur para shtëpisë së saj, për shkak të kërcënimeve që kishte marrë.
Garën për të parin e Leposaviqit e fitoi Lulzim Hetemi i Lëvizjes Vetëvendosje me 100 vota, ndërsa për të parin e Zveçanit, Ilir Peci i PDK-së me 114 vota.