Në Ohër të Maqedonisë së Veriut kanë filluar takimet dypalëshe midis përfaqësuesve të Lartë të Bashkimit Evropian Josep Borrell e Miroslav Lajçak me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe tutje pritet të takohen edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Pas takimeve dypalëshe të BE-së më liderët e të dy vendeve, pritet të ndodh takimi tri palësh ku Kurti e Vuçiq do të diskutojnë mbi modalitetet e zbatimit të Propozimit Evropian.
Takimi trilateral pritet të fillojë rreth orës 12:45, një ndryshim agjende nga ajo që ishte paralajmëruar më parë nga Bashkimi Evropian.Finalizimi i Aneksit të Implementimit ka qenë kërkesë e hapur dhe e prerë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përveç Bashkimit Evropian.