Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë të ditur se kur do të fillojë numërimi i votave nga diaspora, votave me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
Ai nuk ka përmendur ndonjë datë por shpjegoi se numërimi nis sapo të përfundojë numërimi në qendrat komunale dhe të bëhet procesi i vlerësimit të tyre.
“Numërimi i votave nga jashtë Kosovës, votave me kusht dhe nevojave të personave të veçanta do të fillojë sapo të përfundojë numërimi në qendrat komunale dhe sapo të bëhet procesi i vlerësimit të tyre. Unë nuk do të përmend një datë, por do të jemi në kontakt të vazhdueshëm çdo ditë”, tha Elezi.