Kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka hyrë në objektin e komunës para pak minutash.
Pas shpartallimit të protestuesve para objektit të Komunës, nga ana e Policisë, Zeqiri ka hyrë në objektin e komunës.
I shoqëruar nga mbrojtja e afërt, Zeqiri shihet duke hyrë në Komunë.
Ai u betua gjatë së enjtes si kryetari i ri i kësaj komune.