Qirezi dhe Likoshani i Skenderajt janë dy fshatrat, ku u kryen masakrat e para në popullsinë civile në Kosovë.
24 persona të pambrojtur u vranë nga forcat policore dhe ushtarake serbe.
E sot pas 24 vjetëve, Sheremet Sejdiu kujtoi momentet rrëqethëse nga kjo ngjarje tragjike.
“Bekimi është munduar të luftojë me sëpatë. Ka thënë ‘S’ka bir nëne që mundet të hyj në oborrin tim. Ata posa kanë hyrë, i kanë thyer dyert e oborrit me armë”.
“Më kanë thënë që t’i mbuloj trupat e viktimave. Unë thashë: ‘Jo le të shohin se çka kanë bërë serbët’”.
“Dhimbje po dhe nuk i harrojmë kurrë. Por, kanë shkuar për këtë vend dhe për këtë liri. Nuk e kam të lehtë”.