Oda e Infermierëve të Kosovës ka vendosur që t’ua tërheq licencën katër infermiereve që ishin të përfshira në rastin e rrahjes së të moshuares në Shtëpinë e Pleqëve “Orenda” në Pejë.
Ky vendim vjen pas një takmi urgjent që Oda e Infermierëve të Kosovës mbajti me Prokurorin dhe Këshillin Etik.
” Këshilli Etik me propozim urgjent të Prokurorit të OIK si dhe duke u mbështetur në Raportin e Inspektoratit Shëndetësorë të Kosovës me Nr. Prot 05-3044 të datës 03.11.2022, nxori vendimin si në dispozitiv”, thuhet në njoftimin e OIK