Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar një person në Podujevë pasi të njëjtit i është gjendur sasi e substancave narkotike në shtëpinë e tij.
“Sot nga njësite policore të stacionit të Podujevës, në një shtëpi në rrugën “Skenderbeu” është zhvilluar një operacion ku është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit janë gjetë dhe sekuestruar sasi e substancave narkotike (132,89 gram marihuanë), peshore etj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndaj të dyshuarit, është iniciuar rast për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.