Italia vijon të regjistrojë shifra të larta të koronavirusit. Ditëve të fundit vendi ka regjistruar rekord të infektive, ndërsa për herë të parë janë tejkaluar mbi 2 milionë raste pozitivë me Covid. Kryeministri italian Mario Draghi ka mbajtur këtë të hënë një konferencë për shtyp, ku edhe ka analizuar situatën e COVID dhe masat për të luftuar pandeminë. Ai është shprehur se shumica e problemeve me të cilat po përballet vendi varen nga qytetarët e pavaksinuar’, tha ai.
Ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve të mos hezitojnë por të marrin edhe dozën e tretë. I ndalur edhe tek arsimi, Draghi theksoi se shkolla nuk duhet braktisur, por duhet mbrojtur.
‘Shkolla është thelbësore për demokracinë, duhet mbrojtur dhe jo braktisur. Nuk ka kuptim që shkolla të mbyllet nëse gjithçka tjetër do të mbetet e hapur’, ka thënë ai, ndërsa shtoi: Qeveria po përballet me sfidën e pandemisë dhe përhapjen e varianteve shumë të transmetueshme. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm, por gjithashtu dihet të përpiqemi të minimizojmë efektet ekonomike ,. Prioritet mbetet që shkolla të jetë e hapur . Nuk duhet të ketë pabarazi mes nxënësve . Viti 2022 është një vit që duhet të përballojmë me maturi, besim dhe me unitet’, ka thënë ai.