GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Italia dërgon anijen me 49 migrantë në Shëngjin

28/01/2025
në Ballina
Koha e leximit:2 mins read
Italia dërgon anijen me 49 migrantë në Shëngjin
Share on FacebookShare on Twitter

Një grup prej 49 migrantësh, mbërritën sot në mëngjes në Portin e Shëngjinit në Shqipëri në bordin e anijes patrulluese të marinës ushtarake italiane Cassiopea, në zbatim të marrëveshjes së nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane në nëntor të vitit 2023. Ata u kapën në fundjavë në ujërat ndërkombëtare.

Shumica e tyre janë nga Bangladeshi, ndërsa pjesa tjetër nga Egjipti, Bregu i Fildishtë dhe Gambia dhe pritet t’i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare, të parashikuara nga legjislacioni italian, për ata që janë nga shtete të konsideruar si “të sigurta” dhe që nuk kanë paraqitur asnjë dokument identifikimi.

Pas 3 orësh qëndrimi në bordin e anijes, migrantët të shoqëruar nga karabinierë italianë, përshkuan me këmbë distancën prej disa dhjetëra metrash deri në pikën e parë të pritjes, në brendësi të territorit të portit.

Sipas rregullit, këtu ata i nënshtrohen kontrolleve mjekësore, ndërsa më pas u ofrohet ushqim dhe veshje, përpara se të nisin procedurat e identifikimit. Në përfundim ata pritet të dërgohen në kampin e Gjadrit, ku do të duhet të qëndrojnë deri në mbërritjen e një përgjigjeje ndaj kërkesës së tyre për azil.

Ndërkohë, brenda 48 orëve, Gjykata e Apelit të Romës, do të duhet të shprehet mbi vlefshmërinë e ndalimit të tyre.

Ky është grupi i tretë dhe më i madh i migrantëve që autoritetet italiane kanë dërguar pranë qendrave të pritjes së ngritura në Shqipëri.

Në dy rastet e mëparshme, në nëntor dhe dhjetor, grupet me nga 14 dhe 16 migrantë u kthyen pas për t’u dërguar në Itali brenda dy ditësh, pasi seksioni për migracionin i Gjykatës së Romës hodhi poshtë mbajtjen e tyre në kampet në Shqipëri, raporton VOA.

Marrëveshja Rama-Meloni ka hasur në kundërshtime të forta të opozitës italiane si dhe organizatave ndërkombëare të të drejtave të njeriut, të cilat kanë shprehur shqetësim për rrezikun e shkeljes të të drejtave të migrantëve.

Tags: #49 #emigrantItalia
ShareTweetShare
Previous Post

Përkujtohet polici Sami Thaçi, ra në krye të detyrës

Next Post

Kualifikimet për botëror, dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëria – Andorra

Next Post
Kualifikimet për botëror, dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëria – Andorra

Kualifikimet për botëror, dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëria – Andorra

Lajmet e fundit

Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm edhe për aktakuzën e dytë

Alarmojnë avokatët: Haga keqpërdori KFOR-in te “Thaçi e të tjerët”

28/05/2025
Baton Haxhiu: Lajmi i parë është se askush nuk do të mundet ta bëjë i vetem qeverinë

Haxhiu: CILI ZOT? – Fjalor brutal ndaj tjerëve e kur mbrohen e krijojnë zotin

28/05/2025
Vazhdimi i seancës, deputetët e PDK’së dhe LDK’së fillojnë të hyjnë në sallë

Shala: PDK dhe LDK do të dalin përsëri më mirë se VV në zgjedhjet lokale

28/05/2025
Gëzimi i Gacaferrit ndaj shëndetit të rënduar të Thaçit, Mehmetaj: Krejt VV janë kështu, veç ky budall me shpreh publikisht

Dëshmitari kundër UÇK-së në Speciale tha se i kanë bërë “magji të zezë”, Mehmetaj: Veç ndalnu pak dhe mendoni

28/05/2025
Putini s’do të udhëtojë në Turqi për bisedimet me Zelenskyn

Putini me kërkesa për paqe: Ndaleni zgjerimin e NATO-s

28/05/2025
Hamza: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, tashmë në shërbim të qytetarëve

Hamza: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, tashmë në shërbim të qytetarëve

28/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm edhe për aktakuzën e dytë

Alarmojnë avokatët: Haga keqpërdori KFOR-in te “Thaçi e të tjerët”

28/05/2025
Baton Haxhiu: Lajmi i parë është se askush nuk do të mundet ta bëjë i vetem qeverinë

Haxhiu: CILI ZOT? – Fjalor brutal ndaj tjerëve e kur mbrohen e krijojnë zotin

28/05/2025
Vazhdimi i seancës, deputetët e PDK’së dhe LDK’së fillojnë të hyjnë në sallë

Shala: PDK dhe LDK do të dalin përsëri më mirë se VV në zgjedhjet lokale

28/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.