Ish-deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të orientohet kah SHBA-të për ta gjetur zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Serbinë.
Isufi ka thënë se Kurti s’duhet të humbë kohë duke flirtuar me përfaqësuesit e BE-së, Josep Borrell e Miroslav Lajçak por të drejtohet te administrata e presidentit amerikan, Joe Biden.
Pse të flirtohet me Borrellin e Lajçakun, kur e ke Bidenin dhe administratën e tij. Amerika gjithmonë ka marrë vendime për Kosovën, edhe kur e ka bombarduar Serbinë”, ka thënë Isufi në DPT te Fidani në T7.
Isufi ka thënë se Kurti nuk është dashur të tërhiqet nga vendimi i tij në momentin e fundit. Sipas tij, ai është dashur të këshillohet më herët me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.
Isufi ka thënë se Kurti duhet të konsultohet edhe me opozitën.
“Ajo është pjesë e institucioneve në Kuvendin e Kosovës, qoftë edhe si përvojë që ka”.
Përfaqësuesi i AAK-së ka thënë se qeveria e Kurtit, është qeveria më jo-transparente deri tani.