Një aksident që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qendër të Istogut, është bërë shkak edhe për një përleshje fizike mes disa personave.
Burime bëjnë me dije se Jahir Jahaj dhe Premtim Jahaj (Babë e bir) kanë rrahur të dyshuarin që ka shkaktuar aksidentin.
Sipas këtyre burimeve, ai është egjiptian nga Gurakoci i kësaj komune.
Policia e Kosovës ka arrestuar dy personat e përfshirë në konflikt dhe të njëjtit kanë dhënë deklarata në stacionin e Policisë në Istog.
Më pas ata janë ndaluar për 48 orë.