GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Ismaili kalon ditën me Veselin në Hagë, bënë sendviça për drekë: Kjo ishte porosia që ma dha

28/11/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Ismaili kalon ditën me Veselin në Hagë, bënë sendviça për drekë: Kjo ishte porosia që ma dha
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka njoftuar se festën e 28 Nëntorit e ka kaluar në Hagë, aty ku mbahet ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Ismaili duke treguar se si e ka kaluar kohën me Veselin, ka thënë se ai i la edhe një fjalë, të cilin e ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook.

Keni shumë çka me përmirësu në Kosovë, e kjo duhet të ja u definojë patriotizmin që me punu për të mirën e shtetit e mos me koritë familjen”, i ka thënë Veseli Ismailit.

Përveç Veselit, Ismaili ka njoftuar se ka pasur rast ta takoj edhe ish-deputetin e VV-së, Rexhep Selimi, ish-kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi si dhe dy ish-krerët e UÇK-së, Hysni Gucati e Rasim Haradinaj.

Ish-presidentin Hashim Thaçi nuk e ka takuar, për të cilën gjë, ka shkruar Ismaili, i ka mbetur shumë merak.

Njoftimi i plotë:

Këtë festë të madhe të shqiptarëve e kalova në Hagë me Kadri Veselin. Sendviçat e drekës i  bëmë bashkë, e muhabeti i mirë i bëri edhe ma të shijshëm. Unë flisja dhe e kujtoja të kaluarën, por ai si gjithmonë ma i interesuar me folë për të ardhmen. E kushdo që e njeh nga afër, e din që nuk të len me ikë pa një fjalë të mirë. “Keni shumë çka me përmirësu në Kosovë, e kjo duhet të ja u definojë patriotizmin që me punu për të mirën e shtetit e mos me koritë familjen”, më tha.

Fati deshi që kësaj radhe të takoj edhe udhëheqës të tjerë të UÇK-së që po mbahen në Hagë. Rexhës ia urova festën dhe e përgëzova për ekspozitën që e ka hapë në Prishtinë. I erdhi mirë që ekspozita e tij është pritë mirë dhe më qerasi me një kafe. Pastaj e takova edhe bacën Jakup me familjen e tij që gjithashtu kishin ardhë për vizitë.

E takova edhe Hysin që e kishte pasë një operacion tepër të vështirë para disa javësh si pasojë e plagëve të luftës. Djemtë e Hysit më treguan edhe për problemet me vizat 3 ditore që po i lëshohen për me vizitu babanë e tyre. Padrejtësi mbi padrejtësi.

Në fund e takova edhe Nasimin që kishte përgatitë ushqim tradicional për festë, por që nuk arrita ta provoj sepse koha e vizitës më përfundoi.

Më mbeti shumë merak që nuk e pashë Presidentin Thaçi kësaj here, sepse ashtu do të ishte kompletu vizita. E planifikova që herën e ardhshme ta takoj enkas.

U ndava nga Kryetari Veseli duke mendu se qysh Zoti i ka beku me karakter të pathyeshëm. Me buzëqeshje si gjithëmonë “Të fala andej, na jemi shumë mirë, ju mbajuni të fortë!”

Ne me u ba të fortë?! Derisa vështirësia e situatës edhe njëherë është mbi supet e tyre, ata sërish na demonstrojnë se si duhet përballur me sfidat që na ballafaqon jeta, e në veçanti mbrojtja e interesave kombëtare.

Gëzuar 28 Nëntorin nga Haga ku po mbahen të burgosur disa burra krenarë për një kohë kur ishin djem të ri që luftuan kundër robërisë e për lirinë e Kosovës.

Tags: Kadri veseliUran Ismaili
ShareTweetShare
Previous Post

Kandidati i PDK-së për Zubin Potok: Sfiduese e shohim bojkotin e shumicës serbe

Next Post

Zi në familjen shqiptare në Francë, 13-vjeçarja bie nga kati pestë

Next Post
Zi në familjen shqiptare në Francë, 13-vjeçarja bie nga kati pestë

Zi në familjen shqiptare në Francë, 13-vjeçarja bie nga kati pestë

Lajmet e fundit

Jasharaj: 4 vjet me Albin Kurtin kanë qenë shumë të vështira për ne

Rrahman Jasharaj në gjendje të rëndë shëndetësore

20/05/2025
“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

20/05/2025
Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

20/05/2025
Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

20/05/2025
Albin Kurti dhe shumica e ministrave që fituan vota për deputet duhet të dorehiqen para certifikimit – kështu thotë Ligj i ri

Kurti në Podujevë s’u përgjigjet gazetarëve: Çështjet e bllokimit në Prishtinë, këtu jemi për ndërtim

20/05/2025
Nis ndërtimi i banesave të përballueshme në Podujevë, Kurti: Oferta e qeverisë më e madhe se kërkesat e komunave

Nis ndërtimi i banesave të përballueshme në Podujevë, Kurti: Oferta e qeverisë më e madhe se kërkesat e komunave

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Jasharaj: 4 vjet me Albin Kurtin kanë qenë shumë të vështira për ne

Rrahman Jasharaj në gjendje të rëndë shëndetësore

20/05/2025
“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

20/05/2025
Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.