Sot kur kujtohet 9 prilli data e thyrjes se kufirit shqiptaro-shqiptare, jane bere Homazhe dhe u përkujtu nga shumë persona. Ne mesin e tyre që kanë shkruar është edhe Fisnik Ismaili , shkruan Gazeta Papirus.
Postimi i tij i plotë :
Gjatë luftës, nëpër qytete, në veçanti në kafiqat e Prishtinës, e mandej të Shkupit e Tiranës, e kanë përqeshë.
Mbas lufte, një grusht njerëzish, duke u thirrë në të, zaptuen hapësina fillimisht, mandej ua rrjepën paret njerëzve, deri e zaptuen edhe pushtetin në fund.
Në të njajtën kohë, për 23 vjet plot tjerë e përulën vazhdimisht, duke mos ia dhanë as më të voglën meritë, sepse “veç NATO na ka çlirue”.
30 e kusur mijë u rrasën tuj rrejtë se ishin pjesë e saj.
Cilit prej atyne 150 që e thyen kufinin në Koshare, e që deri në fund të luftës u banë 1500, pas një beteje që mori epitetin më të lavdishëm, i ka shkue mëndja se sot, 23 vjet më vonë, kanë me e përjetue një periudhë kaq paragjykuese, të pandjeshme e përçarëse mes shqiptarëve?
Asnjanit.
Prandej, bile sot, t’i kujtojmë ata njerëz të mirë që na lanë duke mendue se e dhanë jetën për një popull më të bashkuem, që e don vetveten aq, sa mos me e prue në gjendjen që është sot.
Sa shpesh e fort i lakmoj që nuk jetuen me e pa se si u njollos vlera e UÇK-së çdo ditë për 23 vjet rresht, dhe po vazhdon.
/Gazeta Papirus/