Rreth 1 mijë shtetas amerikanë janë shpallur non grata nga Rusia duke u ndaluar atyre hyrjen në vend.
I rradhës në listë e zezë të Rusisë është edhe ish-ambasadori amerikan në Azerbaixhan, Matt Bryza i cili së fundmi ishte edhe në Tiranë, teksa shoqëronte ish sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo.
Ai është personi që ndodhet midis kryeministrit Rama dhe ish-deputetit socialist Alket Hyseni në foton e mësipërme, si dhe numri 80 në listën e zezë të shpallur nga rusët, në foton e mëposhtme.
Kujtojmë se pjesë e listës së personave të shpallur non-grata nga Rusia ishte dhe Presidenti Joe Biden, Sekretari i Shtetit Antony Blinken, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe shefin i CIA-s, William Burns.
Moska në argumentimin e dhënë tha se do të vazhdojë të hakmerret kundër atyre që ndërrmarrin veprime armiqësore ndaj Rusisë.
“Ne theksojmë se veprimet armiqësore të ndërmarra nga Uashingtoni, të cilat kthehen kundër vetë Shteteve të Bashkuara, do të vazhdojnë të marrin kundërshtimin e duhur”, tha Ministria e Jashtme ruse.