Përgjatë dy ditëve të fundit, në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë arrestuar 3 persona të cilët kërkoheshin me urdhëresa të Gjykatës, shkruan GAZETA PAPIRUS.
Në njoftim shtohet se urdhëresat kanë qenë për veprat, sulm ndaj personit zyrtar, grabitje në bashkëkryerje dhe sulm
Komunikata:
Zyrtarët e stacionit të Lipjanit, realizuan 3 urdhëresa të gjykatës
Nga zyrtarët e stacionit të Lipjanit , gjatë 2 dy ditëve të fundit, në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë arrestuar 3 persona të cilët kërkoheshin me urdhëresa të Gjykatës.
Urdhëresat kanë qenë për veprat:
-sulm ndaj personit zyrtar
-grabitje në bashkëkryerje dhe
-sulm
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personat e dyshuar janë proceduar konform urdhëresave.
Personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit.