Një rast lëndimi i lehtë trupor është regjistruar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, transmeton Gazeta Metro.
Lajmin e bëri të ditur Policia e Kosovës përmes raportit policor të përditshëm.
Bëhet e ditur se pas dhënies së deklaratës në prani të prindit e avokatit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Viktima mashkull kosovar 15 vjeçar, ka pësuar lëndime trupore pasi, është goditur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar 14 vjeçar. Sipas të dyshuarit i njëjti e ka qëlluar pa dashje me thikë viktimën derisa ishin duke luajtur. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në prani të prindit dhe avokatit i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, u tha në njoftim