GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Ish-zyrtari i LDK-së dënohet me një vit burgim për pastrim të parave

14/04/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Ish-zyrtari i LDK-së dënohet me një vit burgim për pastrim të parave
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Drenas, Bedri Nika është dënuar me një vit burgim pasi është shpallur fajtor për pastrim të parave. 

Gjykata Themelore në Prishtinë, në një aktgjykim të shpallur të premten, i ka shpallur fajtor Bedri Nikën dhe djalin e vëllait të tij, Albian Nikën.

Albian Nika është shpallur fajtor për veprën penale ‘Pastrim i parave në bashkëkryerje’ dhe është dënuar me gjashtë muaj burgim.

Gjykata ka thënë se ndaj Bedri Nikës, po ashtu është shqiptuar një dënim me gjobë në shumë prej 15 mijë eurove.

“I akuzuari B.N është shpallë fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 1(një)
viti, për veprën penale Pastrimi i parasë në bashkëkryerje nga neni 302 lidhur me nenin 31
të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës e lidhur me nenin 56 paragrafi 1,
nënparagrafi 1.1 dhe 1.6 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe
Luftimin e Financimit të Terrorizmit, në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar
në paraburgim nga data 27.05.2021 deri më 26.06.2021”, ka thënë gjykata.

Ndërkaq, nipi i Bedri Nikës, Albiani, përveçse është dënuar me gjashtë muaj burgim, është dënuar edhe me gjobë në vlerë prej 5 mijë eurove,

“I akuzuari A.N është shpallë fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6)muaj, për veprën penale Pastrimi i parasë në bashkëkryerje nga neni 302 lidhur me nenin 31 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës e lidhur me nenin 56
paragrafi 1, nënparagrafi 1.6 e lidhur me nën paragrafi 1.1 të Ligjit nr. 05/L-096 për
Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit”, ka njoftuar gjykata.

Gjykata, në procedurë penale ndaj dy të pandehurve, ka konfiskuar 120 bankënota të dëmtuara, në vlerë totale prej 6050 euro, si mjete të cilat janë përdorur me kryerjen e veprës penale.

Dy të pandehurit janë detyruar që t’i paguajnë kompensim në vlerë prej 5 mijë e 900 euro, të dëmtuarës, bankës NLB në Prishtinë.

“Detyrohen të akuzuarit B.N dhe A.N, që në mënyrë solidare t’ia kompensojnë në emër të
dëmit të shkaktuar kërkesën pasurore – juridike të dëmtuarës NLB në Prishtinë, shumën
prej pesëmijëenëntëqind (5900) €uro, në afat prej 1 (një) muaji nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi nën kërcënim të përmbarimit”, thuhet në aktgjykim.

Tags: Albian Nikën.Gjykata Themelore në PrishtinëLSK
ShareTweetShare
Previous Post

AAK: Serbia s’mund të vendos kushte, qeveria duhet të jetë e kujdesshme

Next Post

Temperaturat e ulëta, “Termokos” e vazhdon furnizimin me ngrohje

Next Post
Temperaturat e ulëta, “Termokos” e vazhdon furnizimin me ngrohje

Temperaturat e ulëta, “Termokos” e vazhdon furnizimin me ngrohje

Lajmet e fundit

Kurti kalon kah LDK’ja, pyetet pse s’po e viziton Abdixhikun, reagimi i tij: Hëhëhë…

Kurti kalon kah LDK’ja, pyetet pse s’po e viziton Abdixhikun, reagimi i tij: Hëhëhë…

21/05/2025
Kërcënimi ndaj Osmanit, reagon ashpër burri i saj: Janë pasojë direkte e mosveprimit

Kërcënimet me jetë ndaj presidentes Osmani, deklarohet Prokuroria Speciale

21/05/2025
Aksidenti i rëndënë dalje të autostradës, Ministria bën thirrje të shmanget rruga prej “Veternikut” në Fushë-Kosovë

Aksidenti i rëndënë dalje të autostradës, Ministria bën thirrje të shmanget rruga prej “Veternikut” në Fushë-Kosovë

21/05/2025
Shpëtohet jeta e 5-vjeçarit në QKUK, përpiu një farë të paqëruar

Shpëtohet jeta e 5-vjeçarit në QKUK, përpiu një farë të paqëruar

21/05/2025
Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

21/05/2025
Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Kurti kalon kah LDK’ja, pyetet pse s’po e viziton Abdixhikun, reagimi i tij: Hëhëhë…

Kurti kalon kah LDK’ja, pyetet pse s’po e viziton Abdixhikun, reagimi i tij: Hëhëhë…

21/05/2025
Kërcënimi ndaj Osmanit, reagon ashpër burri i saj: Janë pasojë direkte e mosveprimit

Kërcënimet me jetë ndaj presidentes Osmani, deklarohet Prokuroria Speciale

21/05/2025
Aksidenti i rëndënë dalje të autostradës, Ministria bën thirrje të shmanget rruga prej “Veternikut” në Fushë-Kosovë

Aksidenti i rëndënë dalje të autostradës, Ministria bën thirrje të shmanget rruga prej “Veternikut” në Fushë-Kosovë

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.