Ish Ushtari i UÇK-së Esat Imeri, tregon momente interesante gjate rruges nga shqipëria për në Kosovë.
Ai shtoj se:
Sa ishim kthye nga poligoni,Mehdi Zabelin dhe Jashar Jasharin i gjetëm në dhomë duke qeshur,pa pyetur na treguan që sonte mundemi me u nis për Kosovë ,nëse jemi dakord të gjithë!
Shpejt e shpejt ngrëm bukë ( disa fare) dhe filluam përgaditjet për rrugë ,të gjithë mbanim në super mbi 35 kg deri ne 40kg!
Dikund kah ora 14 e 30 minuta mbi 45 luftëtar u nisëm për në fshatin Zhergë të Tropojës. Shkruan Gazeta Papirus
Postimi tij i Plotë:
Kush do që kujton rrugen nga Vlahēna në Zhergë do thoshte këta janë nisur në dasëm ,jo në luftë,në kamionin që ishim të mbi ngarkuar buqiste kënga nga marshi i UÇKsë deri tek melosi i dashurisë!
Dikush kishte lënë gruan,femijët,të tjerët të fejuarat,apo dashuritē e para,,,por nga gjithë këto më e vlefshme ishte ATDHEU,LIRIA,NËNA SHQIPËRI,ta bënim ose të vdisnim!
Pak para orës 19 arritëm në fund të fshatit,u radhitëm në skuadra dhe aty na u bashkangjitën disa ushtar tjer!
Rruga ishte mjaftë e vështirë,sa nga pesha po aq edhe nga relievi i thyer!
Deri afër fshatit të parë të Gjakovës nuk hasëm në armikun!
Aty kah ora 02 e 15 kolona u ndal, dhe befas armiku hapi zjarr,kidhim ra në pritë në distance 20 metra,ishim te lodhur,të rraskapitur,prita ishte tepër e organizuar, dhe na dëmtoj mjaft shumë!
14 bashkluftetar na u vranë 10 u plagosëm!
NAIM LATA, MEHDI ZABELI, ARMEND QYMYRI,IBRAHIM ASLLANI,BESIM RAMA,KADRI BERISHA, FLORIM SEJDIA,BUJAR SYLA,BUJAR SHALA,JASHAR JASHARI,XHEMAJL ABDULLAHU,NUHI ELEZAJ,JAHJA DANUZAJ,MON MAQI!!
Të gjithë do jane të gjallë ne zemrat tona,do jane themel i Lirisë dhe shtetit të Kosovës,,keta janë vet Liria!
Te vdesësh në pritat e armikut në luftë ishte bērë e zakont,por ishin sakrifica që patjetër duhet ti bënim,,se mbi ne peshonte pesha e fatit të Kosovës,qdo luftētar i UÇK ndjenjën për sakrificë e kishte të sinqertë dhe secili ishte gati te flijohet në qdo kohë dhe në qdo mënyre!
Pavarësisht humbjeve që pësuam bashkluftëtarët vazhduan luftën dhe sollën Lirinë!
Lavdi e përjetëshme e Dëshmorëve të Kombit!
Nder dhe Rrespekt qdo luftëtarit të UÇKsë!! /GazetaPapirus.Com/