Faik Berisha ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka treguar për Demos rreth pranisë së disa muxhahedinëve që për një periudhë të shkurtër iu bashkuan UÇK-së.
“Për një moment po i shoh, disa mendova që janë gra, i pashë të veshur me të zeza, mendova që janë gra. Thashë: ‘Çka janë këta?’ Tha: ‘Muxhahedin’. Thashë: ‘Çka?’ Tha: ‘Muxhahedin’. E di që kanë qenë pesë veta. Thirreshin që janë vëllezër myslimanë me ne,” tha ai.
Sipas tij, pas rreth dy javësh nga ardhja e tyre, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së urdhëroi largimin e tyre.
“Diku pas dy jave u kontaktuam nga Shtabi i Përgjithshëm dhe na u tha që këta duhej të largoheshin. Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj na urdhëruan t’i largojmë,” ka treguar ai.
Rrëfimi i plotë: