Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gazmend Kryeziu, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të Nismas, Fatmir Limajt, që i bëri sot ndaj kandidatit për kryeministër të PDK’së, Enver Hoxhajt.
Kryeziu i ka thënë Limajt se nuk është ky i fundit për t’i mbrojtur çlirimtarët e UÇK’së.
“Fatmir Lima po thirreni ne moton tënde me “Çlirimtaret” e që asnjëher nuk i mbrojte Çlirimtarët? Fatmir ku ishe ti gjatë vitit 2014 kur ti i largove nga puna pikërisht çlirimtarët?”, ka shkruar Kryeziu.
Tutje, ai ka treguar se ishte njëri nga ata që ishin larguar nga puna dhe tha se e di arsyen e largimit.
“Unë jam njeri nder ata që ju me larguat nga puna dhe se e di edhe arsyen pse me larguat nga puna: E para sepse isha mbeshtetes i Partis Demokratike të Kosovës , dhe e dyta sepse isha luftëtar i njesitit “Lumi ” me Komandant Isni Kilaj.”, ka shkruar ish-ushtari i UÇK-së.
Gjithashtu, në shkrim ka parashtruar edhe disa pyetje për liderin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limajn, duke i thënë se me ata të cilët po bën fushatë ai, nuk i ka bashkëluftëtar e as shokë të idealit.
“Fatmir a ishe ti që në zgjedhjet e vitit 2013 thojshe se nuk do e largosh nga puna asnjë person vetëm se po mendojn ndryshe e në realitet i largove te gjith nga puna?https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fgazmendk1%2Fposts%2F2747154315539015&width=500&show_text=true&height=746&appId