Avdulla Bajraktari nga Skënderaj, i cili ishte ushtar në UÇK, tani si pensionist i FSK-së merret
me bujqësi.
Ai posedon një nga pemishtet më të mira në komunën e Skënderajt.
Avdullai punon bashkë me gruan dhe djemt e tij ku ka një siperfaqe prej 1.4 hektar shumica e së ciles është molla dhe dardha, ndërsa posedon edhe kumbulla, qershija e vishnje, ka treguar fotografi Sefer Aliqkaj i cili e ka vizituar sot.
Postimi i plotë:
Në vazhden promovimit të bujqësisë, sot isha të pemishtja e Avdulla Bajraktarit në Klinë të Epërme, Skenderaj.
I cili tërë jetën ja kushtoj qështjes Kombëtare, Një Ekonomist i shkëlqyer, nderë të parët në UÇK- si Komandant Togu, Major në TMK, Shef i Menaxhimit në Komanden e Logjistikës në FSK, dhe tash Kolonel në Pension nga FSK-ja.
Avdullahu tash si pensionist, me punën dhe përkushtimin e tij, posedon
një nder pemishtet më të mira në Komunën e Skënderajt!
Avdullahi punon bashkë me gruan dhe djemt e tij ku ka një siperfaqe prej 1.4 hektar shumica e së ciles është molla dhe dardha, ndërsa posedon edhe kumbulla, qershija e vishnje./Gazetapapirus.Com/