Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Bylbyl Sokoli ka marrë 14 mijë e 554 vota në zgjedhjet parlamentare të mbajtura me 9 shkurt në Kosovë.
Bylbyl Sokoli i cili ka qenë trajner i njohur i disa skuadrave të suksesshme në Kosovë, pritet që me votat e mara të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës.
66-vjeçari ishte duke e menaxhuar skuadrën e Drenicës kur vendosi t’i bashkohej politikës. Ai u shkarkua menjëherë kur u kuptua se në cilën parti do jetë kandidat.
Bylbyl Sokoli gjatë karrierës së tij ka menaxhuar shumë skuadra, duke përfshi: Dinamon e Ferizaj, Malishevën, Gjilanin, Prishtinën, Ferizajn, Keku-n, Renovën e Maqedonisë së Veriut, Llapin dhe Hysin tashmë të shuar.