Rusisë nuk i intereson nëse G7 nuk e pranon ndryshimin e kufijve të Ukrainës, për Moskën më i rëndësishëm është vullneti i njerëzve që jetojnë atje.
Kështu deklaroi zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë në Rusi, Dmitri Medvedev, duke komentuar deklaratën e përbashkët të ministrave të jashtëm të G7.
Ai gjithashtu bëri thirrje që të mos harrohet siç tha “Kosova si precedent”.
Medvedev foli edhe për temën e dërgimit të armëve në Ukrainë.
“Kievi do të marrë armë për aq kohë sa i duhet. Kjo do të thotë, se G7 do të vazhdojë të bëjë një luftë të fshehtë me Rusinë në vend që të merret me problemet në furnizimin me karburant dhe ushqim për banorët e tij të pakënaqur”, ka thënë Medvedev, shkruan B92, transmeton klankosova.
Medvedev që ka qenë edhe president i Rusisë nga vitit 2008 në 2021-ën komentoi me ironi deklaratën e ministrave të jashtëm të G7-ës për vazhdimin e sanksioneve kundër Rusisë, duke bërë shaka se “Moska priste të propozonte ndihmë financiare për ‘denazifikimin’ dhe çmilitarizimin e Ukrainës”.