Ish-ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac ka thënë se bashkësia ndërkombëtare më në fund i ka kuptuar synimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili po bën gjithçka për të shkaktuar incidente me pasoja tragjike, transmeton Danas.
“Pas Amerikës, BE-ja vendosi edhe sanksione ndaj Kosovës, gjë që tregon se komuniteti ndërkombëtar është i vetëdijshëm se duhet të reagojë para se Kurti të arrijë në qëllimin e tij për të shkaktuar incidente me pasoja tragjike”, tha Shutanovac në një intervistë për Danas.
Ai ka vlerësuar se është më se e qartë se arrestimet e serbëve në Kosovë janë akt politik dhe se nuk kanë të bëjnë me dhënien e drejtësisë, por vetëm shkaktojnë frikë në komunitetin serb dhe reagime të papërshtatshme që do të çonin në përshkallëzim të mëtejmë.
“Nuk po them se të gjithë serbët e ndaluar janë të pafajshëm, por kur Kurti i dorëzon ndërkombëtarëve një listë të personave për arrestim, ku përfshihen persona të cilët në ditën kur janë akuzuar për një krim të caktuar, nuk kanë qenë as në territorin e Kosovës dhe Metohisë, por u shtruan në spital dhe është e qartë se nuk bëhet fjalë për zbatimin e drejtësisë, por qëllimi është të shkaktohet kaos dhe përshkallëzim”, tha Shutanovac.