GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Ish-ministri Latifi pas dorëheqjes flet për shëndetësinë në Kosovë: E rrënuar nga korrupsioni

11/11/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Ish-ministri Latifi pas dorëheqjes flet për shëndetësinë në Kosovë: E rrënuar nga korrupsioni
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, në Bruksel ka takuar raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viol Von Cramon bashkë me euro deputetët, Lukas Mandl, Radovan Kanev, Karlo Ressler dhe Andreas Schiedler.

Gjatë këtij takimi, temë diskutimi ishte gjendja aktuale e kujdesit shëndetësor në vend dhe rruga e transformimit.

Latifi tha se shëndetësia në Kosovë është e injoruar dhe e lënë pas dore, e keqmenaxhuar, e rrënuar nga korrupsioni, me infrastrukturë të vjetër e me kushte jo të duhura për pacientët.

“Shëndetësia e Kosovës ishte injoruar dhe e lënë pas dore, është keqmenaxhuar, është rrënuar nga korrupsioni madhor në të gjitha shtresat e shërbimeve shëndetësore dhe e segmentuar politikisht në forma të ndryshme për tri dekada. Andaj, mund të karakterizohet me siguri edhe me cilësi të ulët të shërbimeve klinike, mungesë të ekspertizës dhe aftësive klinike, mungesë të infrastrukturës moderne, e mbi të gjitha mungesës së aftësive menaxheriale, të cilat në masë të madhe e mbisundojnë sistemin shëndetësor të Kosovës. Shumica e pacientëve me diagnoza komplekse (dhe disa me probleme relativisht të thjeshta kirurgjikale ose mjekësore) dërgohen institucioneve publike ose jashtë vendit për trajtim, me një kosto astronomike”, është shprehur Latifi.

Tutje, ai foli edhe për shtretërit e spitaleve publike, ku sipas tij, vetëm 50 për qind e tyre janë të shfrytëzueshëm.

“Infrastruktura spitalore është e vjetër, ose e cilësisë së ulët dhe janë të shumta objektet spitalore të filluara, por jo të përfunduara ose të papërfunduara prej shumë vitesh për arsye të ndryshme, që duken si ndërtesa fantazmë që shpërbëhen vit pas viti”, ka thënë ai, transmeton Klankosova.tv.

Ish i pari i Shëndetësisë, më tej tha se buxheti për kujdesin shëndetësor është më i ulëti në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ndër më të ulëtit në botë.

Tags: Kosovë
ShareTweetShare
Previous Post

Ngjarja e dhimbshme për familjen Vula në Gjakovë, ky është 39-vjeçari që u gjet pa shenja jete

Next Post

Gjoshi: Nuk duam që Kurti të rrëzohet nga kjo krizë, por nga paaftësia për të qeverisur

Next Post
Gjoshi: Nuk duam që Kurti të rrëzohet nga kjo krizë, por nga paaftësia për të qeverisur

Gjoshi: Nuk duam që Kurti të rrëzohet nga kjo krizë, por nga paaftësia për të qeverisur

Lajmet e fundit

E rëndë në Banjë të Malishevës – 75-vjeçari rrëzohet në shtëpi gjatë natës, humb ndjenjat dhe vdes në vend

E rëndë në Banjë të Malishevës – 75-vjeçari rrëzohet në shtëpi gjatë natës, humb ndjenjat dhe vdes në vend

24/05/2025
Altin Arapaj u vra për një shtëpi, zbulohet motivi i krimit në Greqi, del fotoja e autorit

Altin Arapaj u vra për një shtëpi, zbulohet motivi i krimit në Greqi, del fotoja e autorit

24/05/2025
Egli Tako rikthehet në muzikë, paralajmëron këngën “Jetë” – publikohet më 26 maj

Egli Tako rikthehet në muzikë, paralajmëron këngën “Jetë” – publikohet më 26 maj

24/05/2025
Arrestohen katër persona për grabitje në një pompe të derivateve në Pejë

Arrestohen katër persona për grabitje në një pompe të derivateve në Pejë

24/05/2025
Një grua raporton se ish i dashuri i mori telefonin me dhunë, shoqërohen në polici

Një grua raporton se ish i dashuri i mori telefonin me dhunë, shoqërohen në polici

24/05/2025
Rusia sulmon Kievin me raketa dhe dronë, disa orë pasi filloi shkëmbimi i të burgosurve

Rusia sulmon Kievin me raketa dhe dronë, disa orë pasi filloi shkëmbimi i të burgosurve

24/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
E rëndë në Banjë të Malishevës – 75-vjeçari rrëzohet në shtëpi gjatë natës, humb ndjenjat dhe vdes në vend

E rëndë në Banjë të Malishevës – 75-vjeçari rrëzohet në shtëpi gjatë natës, humb ndjenjat dhe vdes në vend

24/05/2025
Altin Arapaj u vra për një shtëpi, zbulohet motivi i krimit në Greqi, del fotoja e autorit

Altin Arapaj u vra për një shtëpi, zbulohet motivi i krimit në Greqi, del fotoja e autorit

24/05/2025
Egli Tako rikthehet në muzikë, paralajmëron këngën “Jetë” – publikohet më 26 maj

Egli Tako rikthehet në muzikë, paralajmëron këngën “Jetë” – publikohet më 26 maj

24/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.