Si subjekti më i vjetër politik kosovar, nga qershori i hyri rrugës për zgjedhje të brendshme.
E nga shumica e Kuvendeve Zgjedhore të mbajtura deri tashti u rizgjodhën kryetarët aktual të degëve si në Pejë, Gjilan, Podujevë e Lipjan.
Kjo për një aktivist të hershëm të kësaj partie, tregon për atë se nuk është qëllim reformimi i LDK-së por diçka tjetër.
Risi nuk pret as një ish-LDK-ist që shton se divergjenca pati çdoherë pas zgjedhjeve të brendshme.
Partia e Lumir Abdixhikut po thuhet se nuk ka bërë lidhjen e gjeneratave duke qenë edhe përjashtuese.
Pakënaqësitë e brendshme llogaritet se gjenezën e kanë te një proces i mëparshëm elektoral, ku u përdorën edhe tifoz të “Prishtinës”.
Në këso fryme këta nuk presin që LDK-ja t`i bëjë konkurrencë partive tjera e të jetë gatshme për ta udhëhequr vendin.