GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla do të ekstradohet në Shqipëri

14/12/2021
në Ballina, Kosovë, Shqipëri
Koha e leximit:2 mins read
Arrestohet në Romë ish-kryeprokurori, Adriatik Llalla
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i dënuar për “Korrupsion dhe krim të organizuar”, do të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi u arrestua nga policia italiane.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar njofton se ia ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e Llallës në vendin tonë.

Ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla është ndaluar të premten në Romë të Italisë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 2 vjet burg.

Ish-kryeprokurorit, veç vendimit të fajësisë, i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për pesë vjetët e ardhshëm, ndërsa i janë konfiskuar disa pasuri mes tyre toka dhe një apartament.

Adriatik Llalla bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar që do të shkojë përfundimisht në qeli.

Ai u zgjodh prokuror i përgjithshëm në vitin 2012 dhe e mbajti këtë post deri në nëntor të 2017, kur i mbaroi mandati 5-vjeçar.

Hetimi ndaj Llallës u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.

Ai u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”.

Më pas, dosja u dërgua në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në korrik 2018, gjykata respektive vendosi sekuestron e pronave të ish-prokurorit të përgjithshëm.

Akuzat u rrudhën në 2021, ku SPAK-u njoftoi  më 9 mars përfundimin e hetimeve vetëm për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”, për të cilën do të vuajë dy vjet burg. /Top Channel

Tags: Adriatik LlallaShqipëri
ShareTweetShare
Previous Post

Publikohet opinioni i Komisionit të Venecias për reformat në sistemin prokurorial

Next Post

Tromp: Kosova nuk ka bërë asgjë kundrejt gënjeshtrave të Serbisë

Next Post
Tromp: Kosova nuk ka bërë asgjë kundrejt gënjeshtrave të Serbisë

Tromp: Kosova nuk ka bërë asgjë kundrejt gënjeshtrave të Serbisë

Lajmet e fundit

Pa ZRrE-në dhe AKK-në, LDK-ja mban takimin me deputetë dhe përfaqësues të bizneseve

Pa ZRrE-në dhe AKK-në, LDK-ja mban takimin me deputetë dhe përfaqësues të bizneseve

21/05/2025
Mbretëria e Bashkuar premton 4 milionë paund ndihmë humanitare për Gazën

Mbretëria e Bashkuar premton 4 milionë paund ndihmë humanitare për Gazën

21/05/2025
FC Ballkani shpallet kampion në Superligën U-21

FC Ballkani shpallet kampion në Superligën U-21

21/05/2025
Enver Hasani ushqen tre këlyshë, i lut banorët e Mitrovicës që të përkujdesen për ta

Enver Hasani ushqen tre këlyshë, i lut banorët e Mitrovicës që të përkujdesen për ta

21/05/2025
“Aleancë raketore”: Kanadaja do t’i bashkohet SHBA-së në projektin e “Mburojës së Artë”

“Aleancë raketore”: Kanadaja do t’i bashkohet SHBA-së në projektin e “Mburojës së Artë”

21/05/2025
“Alarm, krejt vëmendja në Hagë”, thotë Behrami pasi iu refuzuan kërkesat për lirim të përkohshëm Veselit, Krasniqit dhe Selimit

“Alarm, krejt vëmendja në Hagë”, thotë Behrami pasi iu refuzuan kërkesat për lirim të përkohshëm Veselit, Krasniqit dhe Selimit

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Pa ZRrE-në dhe AKK-në, LDK-ja mban takimin me deputetë dhe përfaqësues të bizneseve

Pa ZRrE-në dhe AKK-në, LDK-ja mban takimin me deputetë dhe përfaqësues të bizneseve

21/05/2025
Mbretëria e Bashkuar premton 4 milionë paund ndihmë humanitare për Gazën

Mbretëria e Bashkuar premton 4 milionë paund ndihmë humanitare për Gazën

21/05/2025
FC Ballkani shpallet kampion në Superligën U-21

FC Ballkani shpallet kampion në Superligën U-21

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.