Pas refuzimit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale dhe gjobitjes së tij dy herë me nga 250 euro nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ish-kreu i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka folur për hapat tutje që do të duhej të merreshin.
Shala deklaroi se pas këtyre gjobave, është koha që Gjykata të veprojë, transmeton Gazeta Papirus.
“Tash duhet me dhënë mendimin Gjykata që Kurti të shoqërohet pranë Prokurorisë Speciale dhe rrugë tjetër nuk ka më.” tha ai.
Duke iu referuar dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, ai tha se edhe pse ligji lejon dënime të përsëritura për mosparaqitje, kjo nuk mund të vazhdojë pa kufi.
“Edhe pse në kod thuhet se ai mund të dënohet disa herë, por kjo nuk mund të shkoj pa fund.” shtoi Shala për FrontOnline.
Ai përmbylli deklaratën me një qëndrim të prerë mbi përgjegjësinë e Gjykatës në këtë fazë të procedures.
“Tani besoj se gjykata që duhet jep urdhrin për shoqërim të Kurtit në Prokurori.” përfundoi Shala